Mustafa: Vdes “baci” i LDK-së, ngushëllime familjes Kryeziu

24.06.2017 19:10:16

Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar se ka ndërruar jetë veprimtari i LDK-së, Zyber Kryeziu – Baci. Ai u ka shprehur familjes ngushëllime.

“Me dhëmbje të thellë mora lajmin se sot ndërroi jetë veprimtari i palodhshëm i LDK-së, Zyber Kryeziu BACI. Ngushllime familjes Kryeziu, Kryetarit dhe Degës së LDK-së në Dragash! IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook