Vdes edhe personi i plagosur në Podujevë, ishte vëllai i viktimës

18.07.2020 20:27:09

Ka humbur jetën edhe personi i plagosur në ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

Ka vdekur edhe personi i plagosur sot në Podujevë, bëjnë të ditur burime të lajmi.net.

Ai ishte vëllai i personit që mbet i vrarë në vendin e ngjarjes.

Lajmi.net ka mësuar se që nga mesdita ekipet e forenzikës dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes duke mbledhur prova.

Sipas burimeve të lajmi.net dorasi gjendet në arrati, kurse deri të akti fatal ka ardhur për shkak të përplasjes për një tokë.

“Dorasi nuk te kaluar kriminale dhe gjendet ne arrati. Vrasja ka ndodh pas mosmarrëveshjeve lidhur me tokë. viktima kishte te kaluar kriminale”, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net.