Vdes heroi i anijës “Exodus”, që shpëtoi mijëra fëmijë hebrenj

03.01.2019 12:44:15

Vdes në moshën 108-vjeçare Georges Loinger, dekani i Rezistencës. Ai luftoi nazistët dhe ndihmoi anijen nga porti francez i Sete-s drejt Palestinës

Në fillim, Georges Loinger i lejoi fëmijët të kalonin nga Franca në Zvicër falë balonave, që përfundonin në faulle anësore. Hebre nga Strasburgu, mësues i edukimit fizik, i arratisur nga një kamp përqendrimi nazist, mirëpriti fëmijët hebrenj që mbërritën nga Lyon në stacionin e trenit të Annemasse, në Savoja, dhe i çoi menjëherë ata për të luajtur futboll në një fushë sporti jashtë qytetit, pikërisht në kufi. Kur topi dilte, fëmijët shkuan ta kërkonin dhe përfunduan në territorin zviceran, ku kishin urdhër për të qëndruar.

Georges Loinger, dekan i rezistencës hebraike franceze, vdiq të premten në Paris në moshën 108-vjeçare. Pas luftës, në vitin 1947, Loinger ndihmoi në organizimin e nisjes së anijes “Exodus” nga porti francez i Sete-s, në Palestinë dhe që u mor pastaj nën kontrollin britanik. Disa vjet më parë, ai arriti të shpëtojë mbi 300 fëmijë hebrenj, duke i dërguar ata në Zvicër. Strategjia e fushës së futbollit nuk zgjati shumë, sepse ka pasur thashetheme për ato lojëra të çuditshme, ku humbte edhe topi, edhe lojtarët.

Pastaj Loinger vendosi t’u bëjë një apel kalimtarëve. Në mbrëmje, fëmijët më të rritur, 15-16 vjeç, mbanin për dore ato 7 ose 8 vjeç dhe arrinin te njerëzit përgjegjës – dhe paguanin 300 franga për fëmijë – në një vend tjetër. “Duhej të kalonim L’Hermance, lumin që shënon kufirin ndërmjet Francës dhe Zvicrës, – tha Loinger për “Figaro” vite më parë. – Fëmijët e kuptonin në mënyrë të përkryer rrezikun, por unë isha me ta dhe më kishin besuar. Pastaj kalimi vinte në një pikë ku nuk i ndiqja më dhe i lija, duke shpresuar që të mos bëhej një lojë e dyfishtë. Operacioni zgjaste rreth një orë, grupet përfshinin mes shtatë dhe dhjetë fëmijësh”.

Deri në shtator të vitit 1943 kufiri kontrollohej nga ushtarët italianë. “Një ditë njëri prej tyre erdhi për të më kërkuar mua, duke mbajtur pushkën dhe më çoi te kapiteni. Sapo arrita, ai më tregon një listë me të gjitha kalimet tona dhe më thotë: ‘Unë e miratoj atë që po bën’. Komandanti italian i kishte mbyllur sytë”.

Gjërat u bënë më të vështira kur nazistët arritën në vend të italianëve. Kalimet në Zvicër u bënë më të rrezikshme dhe prandaj edhe më të rralla, por në pranverën e vitit 1944, Loinger arriti të shpëtojë gruan e tij, Flora dhe fëmijët e tij, Daniel gjashtëvjeçar, Daniel dhe Guy gjashtëmbëdhjetë muajsh, për t’u kthyer në luftë në bashkë me Rezistencën dhe me kushëririn e tij, Marcel Marceau. Në vitin 2013, kur ai ishte 102 vjeç, Georges Loinger u prit me nderime nga presidenti izraelit, Shimon Peres.