Vdes ish-kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanoviq

03.11.2019 15:43:00

Pas një sulmi në zemër, sot ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.

Siç raportojnë mediat serbe, Bojan Stojanoviq, i cili aktualisht ishte në funksionin e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës i formuar në vitin 2009, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013.

Karrierën politike Stojanoviq e nisi në vitin 2006 në Partinë Liberale Serbe (SLS). Ai gjithashtu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2008, kurse në  vitin 2017 u bë Pjesë e Listës Serbe.

Ai la pas vetës gruan dhe tre fëmijë.

Varrimi i Stojanoviqit do të mbahet të hënën në fshatin e tij të lindjes, në Dobratin.