Vdes ish-kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar

18.09.2016 09:55:09

Në moshën 80-vjeçare ka vdekur ish-kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë mbrëmë në mesnatë.

Selim Muça rrjedh nga një familje me tradita islame. Karriera e tij fetare ka nisur në vitin 1992. Kurse,  në mars 2004 mori detyrën e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në 2014.