Vdes në moshë të re polici i Kosovës

12.08.2020 10:00:50

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Nismës, Enver Hoti.

“Me dhembje të thellë e mora lajmin për largimin nga kjo jetë e shokut dhe bashkëluftetarit tim, Maliq Hoti – MALA.
Jeta, vepra dhe aktiviteti YT do të jenë shembull ndër breza.
Do të na mungoj shumë njeriu i urtë i ndershëm dhe human”, ka shkruar ai.

Për Hotin kanë shkruar edhe shumë kolegë të tij të cilët janë shprehur të pikëlluar me ikjen e hershme të tij.

“Shoku im kojshija i parë bashkëluftëtari im pjesëtari i Policisë se Kosovës ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër. Kam shumë fjalë me nda për ty po s’më lejojnë emocionet na ike herët Maliq, kur ju duhesh familjes me se shumti shokëve dashamirëve me mirësitë tua .

Te kujton shoku yt për jetë qe per 22 vite u njohem.

Lamtumir pusho i qet ashtu qysh e ke pas shpirtin gjithmonë”, ka shkruar një nga miqtë e tij.