Vdes nga coronavirusi edhe një deputet iranian

07.03.2020 13:36:28

Fatemeh Rahbar është politikania që në zgjedhjet e fundit, fitoi mandatin e deputetes për në parlamentin e Iranit, që ka vdekur si pasojë e coronavirusit.

Zyrtarët shtetërorë iranianë, kanë bërë të ditur se 55-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetonte sëmundjes dhe ka vdekur në një spital të Teheranit, ku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor

Ajo është bërë deputetja e dytë e iraniane, që vdes nga coronavirusi, epidemi e cila në fillim të javës ia kishte shkaktuar vdekjen deputetit Ali Ramazani.

Deputetja Rahbar, e cila nuk i mbijetoi coronavirusit

Në raport, është thënë se edhe bashkëshorti i Rahbar, djali, vajza dhe dhëndri saj janë të sëmurë me këtë sëmundje. Deri më tani, me coronavirus janë diagnostikuar 18 deputetë, mirëpo Rahbar nuk ka qenë në asnjëherë seancë parlamentare dhe nuk ishte takuar me asnjërin prej tyre.

Si politikane konservative, Rahbar kishte shërbyer në tri mandate nga viti 2004 deri më 2016, ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte fituar 780 mijë vota, duke u renditur në pozitën e 13 të listës së deputetëve më të votuar.

Gjatë ditës së sotme, Irani ka njoftuar se do të përdorë forcën për t’ju ndaluar banorëve që të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, nga frika e përhapjes së coronavirusit.