Vdes nga koronavirusi shqiptari në Londër, ish-deputeti mesazh prekës

11.04.2020 19:29:24

Një shqiptar nga Lezha ka humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Viktima është Ledi Skuraj, baba i dy fëmijëve.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti Eduart Ndocaj me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se viktima jetonte prej vitesh në Londër së bashku me familjen.

“Sapo mora lajmin e trishtë, humbjen e kusheririt tim Ledi Skuraj qe jeton ne Angli. U prehsh ne paqe kushriri im. Jeta eshte e padrejte..gjithmone ikin..largohen pergjithmone nga ne ata qe nuk e meritojne..sidomos kur jane ne moshe te re, zoti forcofte familjen e Gjergj Skures dhe bashkeshorten i tij . Krishti qofte ne 2 femite e tije ne çdo hap te jetes se tyre . S’eshte e drejte kjo qe po ndodh eshte katastrofe” shkruan Ndocaj.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 917 persona duke e çuar në total numrin e viktimave në 9,875 .