Vdes një 17 vjeçare në Gjakovë, goditet nga traktori

19.11.2017 18:50:38

Një vajzë 17 vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar rëndë pasi janë goditur nga një traktor.

Aksidentit ka ndodhur sot rreth orës 16:35 në Gjakovë, transmeton lajmi.net.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët  ka goditur njërën prej tyre me ç ‘ rast i  ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 19.11.2017 në ora  16:35 Policia në Gjakovë ka  marr informatë se në lagjen Shkugëz në afërsi të restorantit ,,La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ka  të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët  ka goditur njërën prej tyre me ç ‘ rast i  ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Nga lëndimet e rënda E. B,femër/ kosovare/ shqiptare e moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë.

Personi i dyshuar I. H , mashkull/ kosovar/shqiptar i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe  me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor  ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.