Vdes një 23-vjeçar në Vlorë, bie nga shtylla elektrike

04.10.2016 16:19:33

Një punonjës i OSHEE në Vlorë ka humbur jetën teksa punonte për riparimin e disa kabllove. Sipas policisë viktima është shtetasi 23-vjeçar Shyqyri Baraj, banues në fshatin Grabian, Vlorë.

“Pas hetimeve paraprake të Policisë ka rezultuar se ky shtetas (punonjës i OSHEE-së) ka qenë duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian. Dyshohet se ai ka rënë nga një mur në punime e sipër me kabllot elektrike”, njofton policia.

Ai u dërgua në spital, por humbi jetën gjatë rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.