Vdes një 64-vjeçar nga Gjilani i infektuar me COVID-19

14.07.2020 12:11:26

Një person nga Komuna e Gjilanit ka ndërruar jetë pasi ishte konfirmuar me coronavirus.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Komuna e Gjilanit, ku kryetari i komunës, Lutfi Haziri edhe ka shprehur ngushëllime për familjarët.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluara infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Bëhet e ditur se viktima është A.L. (64 vjeçar) nga Cernica.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.