Vdes një fëmijë nga aksidenti që kishte ndodhur natën e Vitit të Ri në Podujevë

15.01.2019 10:39:19

Një fëmijë ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e aksidentit që kishte ndodhur natën e viti të ri, në Penuhë të Podujevës.

Policia njofton se viktima femër e moshës së mitur, si pasojë e aksidentit kishte qenë në tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë dje rreth orës 14:00, përcjell lajmi.net.

“Fsh. Penuhë. Podujevë  (NN) 31.12.2018-14:11. Në lidhje me rastin me datën 14.01.2019, viktima-fëmijë femër K/Shqiptare kishte ndërruar jetë, e cila si pasoj e aksidentit kishte qenë në tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.