Vdes një fëmijë, u godit nga vetura në Makoc të Prishtinës

20.01.2018 15:15:00
Në aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin  Makoc të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia  ka goditur një këmbësor (i mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës.

I dyshuari është arrestuar dhe me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.