Vdes pas aksidentit zyrtari i I NISMA-S,Limaj ngushëllon familjen e Krasniqit

Vdes pas aksidentit zyrtari i I NISMA-S,Limaj ngushëllon familjen e Krasniqit

17.06.2020 09:11:44

Zyrtari i partisë Nisma Socialdemokrate, Albert Krasniqi mbrëmë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Trepezë, të Malishevës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Veseli Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se i ndjeri Albert Krasniqi, pritej të fillonte punën si këshilltar në MTI.

Lajmin e kanë konfirmuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri i MTI-së Vesel Krasniqi dhe deputeti i Nismës, Fatmir Limaj.

“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Krasniqi.

“Lajm i kobshëm vdekja tragjike e të riut nga Tërpeza e Malishevës, Albert Krasniqi. I prekur thellë me humbjen e jetës në mënyrë tragjike të bashkëvendësit tim, aktivistit të përkushtuar të Nismës Albert Krasniqi. Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja. Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si një djalë me vlera të larta njerëzore. Ndajmë dhimbjen me familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre. Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Albertin! U prehsh në paqe, Albert”, ka shkruar Limaj.