Vdes personi që ishte rrëzuar në vendin e punës

02.06.2017 12:15:55

Policia njofton se personi që ishte rrëzuar më 28 maj derisa ishte duke punuar në një shtëpi ka vdekur.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit ku sipas policisë ishte dërguar në QKU, por që dje ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.