Vdesin dy persona nga zjarri në qendrën e skijimit të Francës

20.01.2019 12:52:24

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë në qendrën e skijimit ‘Courchevel’ e cila ndodhet në Francë, u përfshi nga flakët.

Gjatë këtij incidenti lëndime trupore kanë marrë edhe 22 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë, shkruan Euronews.

Zjarri shpërtheu në katin e tretë të një ndërtese që shfrytëzohet nga punëtorët sezonalë, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se 70 ekipe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrit që ta shuajnë zjarrin.