Veliaj: Edhe pas 18 qershorit, me Ramën kryeministër

15.04.2017 13:25:38

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka konfirmuar qëndrimin e tij se pas zgjedhjeve të 18 qershorit, vendi duhet të drejtohet nga kryeministri aktual, Edi Rama.

Duke siguruar qytetarët se Bashkia e Tiranës do të vijojë me të njëjtin ritëm investimesh deri në fund të mandatit, Veliaj nënvizoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit edhe me pushtetin qendror, si e vetmja  garanci për transformimin e kryeqytetit.

“Do të vazhdojmë me këtë frymë deri në fund të mandatit. Njerëzit duhet të kuptojnë se fati i investimeve të bashkisë është i lidhur me atë të qeverisë. Ndaj, në datën 18 qershor do vazhdojmë në të njëjtin drejtim, me Edi Ramën kryeministër dhe me PS-në në krye të punëve të vendit. Ndërsa ne sigurohemi që çdo ditë bëjmë nga një punë konkrete për Tiranën sepse është garancia e vetme se si transformohet i gjithë qyteti”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.