Veliaj tregon se ka mësuar shumë nga kolegët në Prishtinë

18.09.2016 17:41:07

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ditë më parë ishte në një vizitë në Prishtinë, është ndarë shumë i kënaqur nga të gjitha vizitat që ai ka realizuar.

Veliaj përmes rrjetit social Facebook ka theksuar se ka mësuar shumë nga kolegët në Kosovë që do të mund t’i implementojë edhe në Tiranë, transmeton Indeksonline.