Vëllai i biznesmenit të Kosovës mezi i shpëtoi tragjedisë ajrore në Shkup

07.09.2016 19:27:36

Vëllai i biznesmenit Visar Begaj nga Kosova i cili vdiq në një aksident ajror pranë Velesit, i ka shpëtuar tragjedisë në momentin e fundit

Sipas informacioneve të fundit, në avion ishin katër italian dhe dy qytetarë të Kosovës, por informacioni i saktë është se të gjithë pasagjerët dhe pilotet ishin italian, vetëm një pasagjer ka shtetësi të dyfishtë, Kosovë dhe Itali.

Vëllai i biznesmenit, transferimin e tij e ka anuluar dhe në minutën e fundit ai ka kaluar në një tjetër avioni që fluturonte për në Zagreb dhe është dashur të arrijë në Prishtinë në të njëjtin takim.

Të vdekurit do të varrosen në Itali, dhe shtetasi i Kosovës do të varroset në Kosovë.