Vëllai rreh motrën në Gjakovë

07.07.2018 14:45:53

Përmes raportit të sotëm të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në fshatin Cërmjan të Gjakovës është regjistruar një rast i dhunës familjare. Vëllai ka sulmuar fizikisht motrën e tij, ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Pas intervistimit nga ana e policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Cërmjan, Gjakovë 06.07.2018-11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje