Velloja e dizajnerit serb për nusën shqiptare (Kjo ndodhë në familjën e Presidentit Thaçi)

23.04.2019 09:23:50
Nga Binak Maxharraj
Këto ditët e fundit lexuam për një skandal të familjes Thaçi e cila e ka angazhuar një dizajner serb për dasmën në familje. Shumë individë, media, portale reaguan për këtë skandal të radhës së kësaj familjeje. Si ndodhi, pse ndodhi, pse nuk u zgjodh një dizajner shqiptarë, të cilët janë edhe më shumë të njohur se sa dizajnerët serb, pse kjo u bë në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me Serbinë për shumë çështje të pa zgjidhura për shkak të taksës dhe për shumë çështja tjera që Serbia po ia futë thikë pas shpine Kosovës?!.
Për mua kjo nuk është çudi dhe as befasi, sepse kjo krejtë është bërë më dijen dhe dëshirën e Hashim Thaçit, i cili edhe në këtë mënyrë ia merrë fytyrën familjes. Nuk është çudi se pse kjo ka ndodhë, kur dihet se Hashim Thaçi ka lidhje të forta, si gjatë luftës, por edhe pas luftës, me serbët, u ba gati si krejt njeri i Serbisë sidomos gjatë këtyre viteve që zhvilloi dialogun me Serbinë. Ky njeri është i kapur përmes dosjeve të tyre, është i zanun rob nga Serbia,dhe se gjatë gjithë dialogut qëndroj në krah të Serbisë, duke mos e kundërshtuar me asgjë, duke i sjellë marrëveshje të këqija në dëm të Kosovës.,
Zgjedhja e dizejnatorit serb nuk mund të jetë befasi
Zgjedhja e dizajnërit serb që te matë trupin e nuses shqiptare për ta punuar vellon e nuserisë nuk është befasi kur dihet së Presidenti Thaçi nuk i ka kërkuar Serbisë kërkim faljen për gjenocidin që ka bërë në Kosovë, madje sipas tij, Thaçi ka hyrë në biseda më sërbët duke marrë guximin të prek edhe kufijtë e Kosovës.
Po a ka gjë më të tmerrshme se sa të fillohet dialogu, bile pa e kushtëzuar me asgjë Serbinë thua se Serbia nuk ka ba krime dhe gjenocid në Kosovë. Ky ka shkuar aq larg se nuk i ka kërku Serbisë kërkim falje për gjenocidin e saj në Kosovë, për masakrimin e popullatës, për dhunimin e motrave, nënave dhe vajzave tona, nuk ka kërkuar falje as për atë që Serbia e bëri tokë të djegurë tërë Kosovën. Të mos e bësh këtë të mos e detyrosh Serbinë për kërkim falje do të thotë se me vetëdije po e falë Serbinë për krejt atë katrahurë luftë që ajo e ka bërë në Kosovë. Bile ky njeri ka hyrë aq thellë në këto biseda sa që e merr edhe guximin t’i prekë edhe kufijtë e Kosovës, ta ndanë, copëton apo edhe ti korrigjojë kufijtë e Kosovës për këtë fletë hapatas kudo qe mbrrinë, çka banë shkeljen e Kushtetutës ku territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe i patjetërsueshëm. Por, ai është në gjendje t’i bëjë këtë, është në gjendje të veproj në krye vete dhe mu për këtë arsye Hashim Thaçi sot është një i humbur, i izoluar i urryer nga populli i vetë, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare i izoluar. Të gjithë në botë çuditën po çfarë njeriu na qenka ky njeri, kur me vetëdëshirë donë ta ndajë shtetin e vetë, gjejeni një kryetar në botë, bile qoftë edhe i marrë që dëshiron ta copëtojë shtetin e vet, jo nuk mund ta gjeni.
Prandaj duke u nisur nga të gjitha këto fakte që i përmenda më lartë, nuk është e habitshme, nuk është e çuditshme që ky njeri donë t’i përziejë edhe familjen me serbë duke bashkëpunuar në këtë sferë të dizajnimit. Më këtë rast Hashim Thaçi i qetë hije të zezë familjes, ta njollosë para qytetarëve të ia qetë faqen e zezë, ashtu siç po mundohet me ia qitë faqen e zezë edhe krejt Kosovës për hesap të veta.