Vendimi i CAS pro Kosovës, bën bujë edhe në Spanjë

24.01.2017 17:34:55

Refuzimi i kërkesës së Serbisë nga Gjykata e Arbitrazhit, ka bërë bujë edhe në mediat spanjolle.

Portali “Deportes Terra” i ka kushtuar vëmendje të veçantë vendimit të CAS-it pro Kosovës.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UEFA”, shkruan ky sajt.

“Grupi i ekspertëve të CAS ka vlerësuar se anëtarësimi ka qenë sipas rregullave të UEFA-s dhe pranimi ka qenë i rregullt”.

Ndërkohë, lajmi nuk ka bërë ende bujë në mediat serbe.

cats