Ventura: Humbje e pamerituar, ta përmbysim në ‘San Siro’

11.11.2017 00:40:45

Trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura është shfaqur i mërzitur pas humbjes me Suedinë, veçanërisht për mënyrën se si erdhi ajo. Tekniku i ‘të kaltërve’ vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të tij dhe theksoi se Italia do të jetë në gjendje të përmbysë këtë rezultat, të hënën në mbrëmje, në ‘San Siro’.

“Ishim të pafat. Ata nuk na rrezikuan asnjëherë seriozisht, ndërsa goli ishte aksidental. Ne krijuam disa mundësi, teksa goditëm edhe shtyllën. Gjithsesi, tani të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ku kam bindjen se do ta kthejmë”, tha Ventura.

Trajneri i Italisë nuk la pa evidentuar edhe gabimet e arbitrit, pasi sipas tij, sulmuesit Berg iu kursye 2 herë radhazi kartoni i dytë i verdhë.