Veprimi i Policisë së Kosovës ka qenë i duhur, pasi Marko Gjuriq, është armik i Kosovës!

26.04.2018 11:42:24

Nga Fadil Kajtazi

Nëse është iniciuar hetim kundër Policisë së Kosovës nga ndikimet politike është nga fakti se në Kosovën tonë po ndodhin paradokse, nga se kemi një klasë politike e cila dominohet nga njerëz te çoroditur. Nëse Inspektorati i Kosovës e ka iniciuar këtë rast në kuadër të procedurave të rëndomta nuk ka gjë të keqe.
Ky intervenim ishte i rregullt dhe në zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës që rregullojnë çështjen e kalimit të kufirit shtetëror.
Gjuriq është njeri i keq, është një shovenist sikurse shefi i tij Vuqiq dhe garnitura politike serbe. Ata së bashku me Kishën Ortodokse Serbe në vazhdimësi përhapin urrejtje në drejtim të popujve jo serb të Ballkanit. Të gjithë se bashku janë pjesë e krimeve monstruoze në këto hapësira.
Qëllimi i ardhjes së Gjuriqit në Kosovë në mënyrë ilegale është promovimi i shovenizmit të tij në drejtim të shqiptarëve dhe poshtërimi i shtetit të Kosovës. Masa e intervenimit kundër tij ka qenë proporcionale me këtë, prandaj çdo penalizim i Policisë së Kosovës për këtë rast është i pa drejtë, e dëmton atë moralisht. Gjuriq është armik i Kosovës dhe shqiptarëve, prandaj masa e veprimit kundër një armiku ka qenë adekuate.