Veprimtari Haki Morina, me një poezi për shokët në poste: Poshtë pocërka,...

Veprimtari Haki Morina, me një poezi për shokët në poste: Poshtë pocërka, unë jam pushtet!

25.03.2017 22:31:20

Ish-i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Haki Morina, ua ka kushtuar ca vargje shokëve të tij në pushtet.

“Mos kërkoni emra te përveçëm, sepse ata dihen!”, ka shkruar Morina në profilin e tij në Facebook.

Morina nga Gllareva e Klinës, në vitet ’80 ka qenë edhe redaktor i revistës ilegale “Zëri i Kosovës”,

Poezinë që ia kushtoi ai shokëve, është si më poshtë.

PORTRETI I PUSHTETARIT

Në lavdinë e ëmbël të karriges së fituar,

në vilen, me asfaltin te dera, e oborrin me rrush

me kocka, me bar, me trëndafila lulëzuar,

kush thotë se s’ka Cobo Rrapush?

Nga pocërka, në banje me nxehje, masazhe e bojler

Në tru akoma i kërcet derë e ngrirë qenefi

Në vend të fllanikut katër frigoriferë,

thotë me vete: është kohe xheneti

Zgjohet nga ëndrra i djersitur

Nga frika se është kthyer në botën e vet,

nga xhamat e avionit, flet me zë te ngjirur

poshtë pocërka, unë jam pushtet”.