Vërmicë, konfiskohen 116 kamera sigurie me vlerë mbi 10 mijë euro

13.08.2016 16:44:05

Oficerët doganor në Vërmicë kanë parVërmicë, konfiskohen 116 kamera sigurie me vlerë mbi 10 mijë euroë futej në Kosovë nga Shqipëria.

Në një njoftim për media thuhet se oficerët doganor kanë ndalur për kontroll një autobus me targa të Kosovës ku pas pyetjes së udhëtarëve dhe shoferëve, se nëse kanë për të deklaruar mallra apo të holla mbi dhjetëmijë euro, të gjithë janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për deklarim.

Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e kamerave të sigurisë, saktësisht 116 copë me vlerë mbi 10 mijë euro.

Oficerët gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe personin, i cili ishte në posedim të mallrave,  kundrejt të cilit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore. Tërë sasia e mallrave (kamerave) është konfiskuar pasi që pala ka kryer kundërvajtje doganore.