Vërshimet në Maqedoni, zyrtarisht katër persona janë të zhdukur

09.08.2016 14:33:53

Në konferencën e sotshme për shtyp të Agjencisë për mbrojtje dhe shpëtim, u bë me dije se 4 persona tjerë janë shpallur të humbur. Kjo u tha nga drejtori i Agjencisë, Shaban Saliu, i cili theksoi se nuk ndjen përgjegjësi për këtë katastrofë, pasi që nuk ishin të informuar nga enti hidrometeorologjik.

Krahas, ankesave të shumta të qytetarëve për ndihmën e institucioneve, ai bëri me dije se ekipet e kësaj agjencie vazhdimisht punojnë në terren, dhe se qeveria do të lëshoj në ndihmë rreth 1000 pompa të tjera për mbledhjen e ujit.

TV21 përcjell deklaratën e Saliut, të ketë thënë se është në dijeni për gjendjen e të gjithë njerëzve të prekur nga katastrofa natyrore, mirëpo gjërat nuk mund të rregullohen menjëherë. Sipas tij, rezultatet do të shihen brenda 3 ditëve në vijim.