Versioni aktual i demarkacionit do të prodhonte konflikte, paralajmëron Maloku

13.09.2016 23:50:48

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka vlerësuar se rruga e vetme e zgjidhjes së problemit të demarkacionit me Malin e Zi mbetet Gjykata e Arbitrazhit.

Maloku i ka sugjeruar Qeverisë të heqë dorë nga riprocedimi i kësaj çështjeje në Kuvend, ta shkarkojë komisionin shtetëror për demarkacion dhe t’i nisë bisedimet me Qeverinë malazeze për dërgimin e kësaj çështjeje në arbitrazh.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, do të shmangen edhe përplasjet pozitë-opozitë.

Maloku ka thënë për “Epoka e re” se nëse marrëveshja e demarkacionit kalon si e tillë, atëherë kufiri me Malin e Zi do të jetë kufi i konfliktit jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për gjeneratat e tjera në të ardhmen.