Vërtetohet se vetura e Policisë së Kosovës u godit nga plumbat në veri

26.09.2017 13:40:11

Në fshatin Banjë të Zubin Potokut të dielën është sulmuar një patrullë policore me armë zjarri derisa ka qenë në lëvizje.

Përveç dëmeve materiale asnjëri prej zyrtarëve policorë nuk ka pësuar lëndime, njofton policia.

Në lidhje me rastin, raportohet se njësitet relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit është vërtetuar se vetura zyrtare është goditur disa herë nga predhat e plumbave, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Është njoftuar prokurori përkatës dhe rasti është duke u hetuar.