Veseli: 29 vjet më parë zëri i minatorëve u kthye në lëvizje popullore kundër agresionit të Serbisë

20.02.2018 14:02:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sot kujtojnë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989.

Ai tha se 29 vjet më parë zëri i protestës së minatorëve u kthye në lëvizje gjithë popullore kundër agresionit të Serbisë.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. 29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithë popullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim. Rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme”.