Veseli: Agolli ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare

03.02.2017 17:14:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se vdekja e Dritëro Agollit është një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare.

“Agolli ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare, por edhe një intelektual që në angazhimin e tij politik transmetonte gjithmonë urtësi, humanizëm dhe mendime vizionare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo që ata jetojnë”, ka shkrua Veseli.