Veseli: Demaçi ishte inspirim, gjenerata të tëra nxorën nga ai mësime kuptimplota

26.07.2020 17:38:02

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli e ka kujtuar në dy vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit

Veseli ka thënë se ‘Baca Adem, me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, e ka shquar qysh moti Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por e aspiron lirinë dhe pavarësinë.’

Lideri i PDK-së theksoi se gjenerata të shumta nxorën nga Demaçi mësimin më kuptimplotë për lirinë.

“Tek përkushtimi i Bacës Adem se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga liria, gjeneratat e reja gjenin shembullin më sublim. Tek bindja e tij se nuk ka liri pa flijim, gjenerata të shumta nxorën mësimin më kuptimplotë”, shkroi Veseli.

“Guximi i tij që kurrë të mos ndalet, ishte inspirim që të tjerët të vazhdojnë gjithmonë. Krenar që e kishim gjithmonë shembull Bacën Adem. Me fat e të lumtur që do të kemi prore frymëzimin nga ai. Lavdi”, tha në fund.