Veseli: Diaspora ka qenë ndihma më e madhe e jona

18.05.2018 11:07:33

Kadri Veseli bëri hapjen e seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ku do të dialogohet për të drejtat e diasporës në Kosovë me ç’rast ai falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në Kosovë para dhe gjatë luftës, raporton “Zëri.info”.

Në kuadër të konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për të pritur diasporën në një seancë pune ku do te diskutohet së bashku me ta.

Kryeparlamentari Veseli me këtë rast duke falënderuar diasporën dhe mysafirët e pranishëm, duke u thënë se pikërisht diaspora e vendit ka qenë ndihma më e madhe e Kosovës ndër vite.

“Kjo seancë Është një rast i veçantë dhe po ju drejtohem ju që e përfaqësoni diasporën pasi që keni qenë një nga ndihmësit tanë në momentet më të vështirë tonat gjatë viteve 90-ta. Ju jeni kontribuues të mëdhenj jo vetëm të kaluarës por edhe tani duke ndihmuar familjet tona në shumë mënyra”, tha Veseli.

 

Ai mes tjerash tha se diaspora e vendit duhet të sjell përvojat nga jashtë dhe të i inkuadroj në Kosovë.

Veseli me këtë rast hapi debatin mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të diasporës