Veseli: Dy xhudistet tona ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta

27.06.2018 19:43:12

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka uruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.

Veseli ka falënderuar vajzat duke i falënderuar për emocionet e dhëna.

Dhe kush tjetër përpos tyre. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhanë Kosovës një debutim të jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Dy xhudistet tona ia shtuan vendit tonë edhe dy medalje të arta. Faleminderit për këto emocione!