Veseli: Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës

15.02.2018 22:09:26
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se dhuratë më të mirë Kosova nuk mund të ketë sesa njohja nga Barbadosi në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës. Çfarë dhurate më të mirë do të mund të merrnim për përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.