Veseli i dërgon telegram ngushëllimi homologut Lammert dhe familjeve të viktimave në Munih

25.07.2016 11:43:35

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Munih.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave.

Po ashtu, kryetari Veseli u ka dërguar telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashurve të tyre.