Veseli: Izolimi i Kosovës merr fund, hapet rruga për liberalizimin e vizave

16.02.2018 11:29:28
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka konsideruar lajm shumë të mirë për Kosovën arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli shkruan në Facebook, se kjo pjekuri politike duhet t’a përcjellë Kosovën edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin.

Ai shton se në këtë jubile të Pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.”