Veseli, Konjufcës: Të ka lëvizur pak autoriteti

15.04.2019 12:58:36

Mungesa e kuorumit për t’u votuar në lexim të dytë projektligji për miniera dhe minerale,e ka shtyrë që të reagoi deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e ka konsideruar opozitën si mashtruese.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se opozita është mashtruese dhe nuk janë në gjendje ta mbajnë marrëveshjen as dy minuta.

“Është për keqardhje në të njëjtën kohë brenda dy minutave qysh zbulohet pabesia e kësaj opozite të lodhët, para dy minutave a kërkuan hajt të votojmë se e votojmë edhe ne domethënë këta janë mashtrues të cilët nuk janë në gjendje dy minuta me mbajt një marrëveshje, nuk e di si kanë fytyrë mandej me lyp besimin e qytetarëve, nuk mbetet keq ky Kuvend që nuk votohet sot ligji për miniera dhe minerale se nuk e kanë votuar tre katër muajt e fundit, por arsyeja pse e mora fjalën edhe më herët është pikërisht pasi Glauk Konjufca kërkoi që me u votuar ajo që këta me marrë pjesë në votim”, tha Krasniqi.

Në replikën e tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuvca tha se nuk po e dëgjon opozita.

“Unë votova por problemi është që grupi parlamentar nuk po më dëgjon, kjo është punë edhe e autoritetit në fund të fundit, as opozita nuk po më dëgjon, askush nuk më dëgjoi, kështu që çka kam faj unë“, tha ai.

E me humor kryeparlamentari, Kadri Veseli ia ktheu deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke i thënë se i ka lëvizur autoriteti.

“Glauk të ka lëvizur pak autoriteti kohëve të fundit”, tha Veseli.