Veseli: Kosova shumë shpejt me ushtri

Veseli: Kosova shumë shpejt me ushtri

06.03.2017 18:46:29

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se 19 vite pas luftës dhe sakrificës së familjes Jashari Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

Ai tha se kush nuk e beson këtë ai nuk e do Kosovën.

Në akademinë përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së që po mbahet në Prishtinë, Veseli tha se Kosova është qartë e fokusuar në integrimin euroatlantik.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova sot ka vizion të qartë ndërsa shtoi se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e saj.

Ai shtoi se UÇK-ja ka qenë lëvizja më sublime e historisë më të re të Kosovës.