Veseli: Kosova tregoi lojë shumë të mirë, së shpejti do të kemi ekip të madh

12.11.2016 21:20:56
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se përfaqësuesja e Kosovës në futboll në ballafaqimin me Turqinë, tregoi “një lojë shumë të mirë”.

Kosova humbi me rezultat 2:0 nga Turqia.

 Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Përfaqësuesja e Kosovës tregoi një lojë shumë të mirë në “Antalya Arena” të Turqisë. Ky është fillimi dhe jam i bindur se nuk do të kalojë shumë kohë kur do ta kemi një ekip të madh i cili do të shkëlqejë. Me djemtë tanë, në fitore, në barazim, e në humbje. Forca Kosova