Veseli mbledh sot Kryesinë e Kuvendit, pritet caktimi i seancës për themelimin e Tribunalit për krimet serbe

13.05.2019 09:07:50

Veseli, ka ftuar sot ora 11:00 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca parlamentare për të vazhduar më tutje me jetësimin e procedurave të ardhshme për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Telegrafi merr vesh nga burime brenda Kuvendit, se Kryesia pritet që sot të caktoj seancë plenare për ditën e enjte ku pritet të themelohet edhe Komisioni Shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe.

Po ashtu në këtë mbledhje të Kryesisë do të diskutohen edhe propozimet e Veselit për ditën e gjenocidit, muzeun e gjenocidit si dhe memorialin e dëbimit.