Veseli me cilindo president që qytetarët e Amerikës e përkrahin

08.11.2016 22:16:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kur është pyetur për zgjedhjet në SHBA, ka thënë me shaka se mendjen e ka te zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Drenas.

Veseli në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada Amerikane dhe Klan Kosova për zgjedhjet në Amerikë ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.

“Kemi të bëjmë me zgjedhjet e një presidenti të një vendi që është shumë mik për Kosovën, shpresojmë të jetë rezultati që e presin të gjithë qytetarët e Amerikës”.

Ai ndonëse nuk e ka pranuar se kë mbështet, ka thënë se përkrahë kandidatin që zgjedhet nga populli amerikan, njofton Klan Kosova.

“Unë besoj shumë se pa e thënë dihet se cila është dëshira, unë jam për presidentitn të cilin e përkrahin qytetarët e Amerikës

“Unë besoj se SHBA-të do të vazhdojnë edhe me më përkushtim përkrahjen ndaj Kosovës dhe besoj fuqishëm që do të gëzohen qytetarët e Kosovës sonte”, tha ai.