Veseli: Me ty Kosovë – sot dhe gjithmonë!

16.03.2019 21:13:37

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përveç obligimeve politike, qëndron mjaft mirë edhe me sportin e futbollit – ku njihet si tifoz i madh i kombëtares së Kosovës.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet mjaft interesante në muajin mars, pasi do të përballet me Danimarkën me 21 mars dhe me Bullgarinë me 25 mars – në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
GazetaBlic ka realizuar një video motivuese për lojtarët e Kosovës para ndeshjeve të rëndësishme dhe në këtë projekt ka marrë pjesë edhe Veseli, i cili dukshëm tregon për simpatinë e tij për Kosovën.
“Me ty Kosovë, sot dhe gjithmonë”, ka thënë Veseli, shkruan GazetaBlic.