Veseli: Miqësia me familjen Blair e vlefshme për Kosovën

30.09.2016 17:23:18

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim bashkëshorten e ish-kryeministrit britanik Tony Blair.

Veseli ka shprehur se miqësia e familjes Blair do të ketë gjithmonë vlerë për Kosovën.

“Takimet me miken e Kosovës, zonjën Cherie Blair, gjithomonë janë të mirëseardhura. Miqësia e saj dhe bashkëshortit të saj Tony, çdo herë do të kenë vlerë për vendin tonë.K.V. “ ka shprehur Veseli.