Veseli: Na duhet edhe disa vota te deputeteve për të kaluar Demarkacioni

09.03.2018 12:26:15

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Kuvendi pritet që javën tjetër ti mbajë edhe tre seanca që kane mbetur ne gjysme. Veseli tha se presin qe shume shpejt ta ratifikojnë edhe marrëveshjen për demarkacionin.

“Kuvendi po punon kemi 52 pika te rendit te ditës qe do ti trajtojmë në seanca të ndara. Kemi seancë të rregullt ditën e marte, mërkure dhe  të enjten, dhe presim qe ta ratifikojmë edhe atë marrëveshjen qe ka mbete pa ratifikuar. Presim reflektim edhe nga koleget opozitar dhe shume shpejt te kemi lajme te reja”, ka thënë Veseli.

I pyetur se perse nuk po dërgohen në seancë, Veseli tha se iu duhen edhe disa vota të deputeteve të Vetëvendosjes.

“Për arsye se na duhet edhe disa vota vetëm një reflektim i disa deputeteve te Vetëvendosjes dhe kalon”, tha ai.

“Një vendimmarrje me e shpejt do te i kishte bere mire Kosovës dhe jam i sigurt që do ta arrijmë këtë”, përfundoi ai.