Veseli në Prizren, pritet shkarkimi i 6 drejtorëve (Foto)

15.08.2016 18:03:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbërritur pak çaste më parë në Prizren. Burime të Gazetës Express thanë se Kryeparlamentari ndodhet në qytetit jugor për t’ua dhënë një lajm aspak të mirë gjashtë drejtorëve të partisë së tij në këtë komunë.

Kadri Veseli duket të jetë plotësisht i pakënaqur me punën e zyrtarëve të tij në qytetin që paraardhësi e tij e cilësonte si “Jerusalemi i PDK-së”.

Kryetari i PDK-së pak caste më parë ka mbërritur në Prizren për t’i shkarkuar gjashtë drejtorë.

veseli muja

“Kryetari do t’ua jep lajmin gjashtë drejtorëve se nga sot nuk do të jenë në pozitat që kanë mbajtur”, tha një zyrtar i PDK-së në kushte anonimiteti për Express.

Burimi i gazetës nuk saktësoi se për cilët drejtorë bëhet fjalë.

Ndryshe, qeverisja e PDK-së në Prizren është krituar ashpër viteve të fundit; në radhë të parë për faktin se i pari i kësaj komune, Ramadan Muja, është dënuar për keqpërdorim me pozitën dhe autoritetin zyrtar.