Veseli në takim me drejtuesit e projektit “Atomi”

16.09.2016 13:29:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur ne takim drejtuesit e projektit “Atomi”, ku është diskutuar për ide dhe mënyra konkrete që ky projekt të rritet.

Projekti Atomi ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.

“Pata kënaqësinë të pres në takim drejtuesit e projektit “Atomi”, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë. Diskutuam ide dhe mënyra konkrete që ky projekt të rritet, zhvillohet e të institucionalizohet, si një nga mënyrat që kapitalin e madh njerëzor të cilin e ka vendi ynë ta përkthejmë në zhvillim të gjithëmbarshëm të shtetit tonë”, ka shkruar Veseli ne rrjetin social Facebook