Veseli ngushëllon për vdekjen e hoxhës nga Drenica që ndihmoi UÇK-në

12.10.2019 12:47:10

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar sot për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se para dhe gjatë luftës, si imam i Xhamisë në Brojë ai ka ndihmuar dhe i është bashkuar UÇK-së.

Hummus ndihmon zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.