Veseli: Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës

13.02.2018 10:46:36

Veseli takoi presidentin slloven Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës. Këto komente Veseli i bëri pas takimit me presidentin slloven, shkruan rtv21.tv Sipas Veselit, Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim. Presidenti Borut Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës. Si një mik, ai edhe këto ditë po qëndron pranë nesh, në 10 – vjetorin e pavarësisë sonë. Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim dhe avancim në rrugën euro-atlantike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona në shumë fusha, në veçanti ato ekonomike”, tha Veseli.