Veseli pajis me kompjuterë shkollën “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj (Foto)

29.09.2016 21:12:41

Kryetari i Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se sot ka vizituar nxënësit e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.

Veseli njofton se nga sot kjo shkollë është e pajisur me Kabinet të informatikës, të pajisur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se të gjitha shkollat e vendit tonë duhet të pajisen me kompjuterë dhe nxënësit ta kenë mundësinë e aktiviteteve praktike

“Nxënësit e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, nga sot janë me Kabinet të informatikës, të pajisur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Të gjitha shkollat e vendit tonë duhet të pajisen me kompjuterë dhe nxënësit ta kenë mundësinë e aktiviteteve praktike”, shkruan Veseli në Facebook. /Lajmi.net/

14522830_653819291459947_7691218375704158536_n14492488_653819268126616_4673135728925307543_n14470375_653819264793283_8317801392953761947_n